Erkand Qerimaj dhe Elez Gjoza

'Mbajti fshehur rastin e një sportisti me doping', Erkand Qerimaj 'shpërthen' kundër kreut të Peshëngritjes: Hajdut, bën turizëm me lekët e taksapaguesve

22 Shkurt, 10:39| Përditesimi: 22 Shkurt, 17:00

  • Share

Erkand Qerimaj, peshëngritësi kampion ka akuzuar kreun e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozën, se abuzon me fondet e taksapaguesve dhe prej 2013 e përdor këtë institucion për të bërë turizëm së bashku me familjen.

Shkodrani ngre akuza të rënda në reagimin e tij në kanalet e komunikimit, duke thënë se ka shumë skandale dhe e quan hajdut Elez Gjozën. Veç saj, Qerimaj tregon se FSHP ka mbajtur të fshehur një rast dopingu të një sportisti, kjo për të mbrojtur Federatën dhe vetë Gjozën.

"Skandali i fundit në Federatën e Peshëngritjes, rasti i fundit i një rasti sportist që është kapur me doping eshte mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet per te mbrojtur Federaten dhe Elezin. Mendimi  është që urgjentisht Elez Gjoza të japë dorëheqjen e të bëhen zgjedhje të reja. Drejton Federatën që në vitin 2013 dhe ka bërë 3 mandate me shumë skandale. Fondi dhe Federata është për sportistët e tranjerët, jo për të shkuar në xhepat e mëdhenj të presidentit. Ku realizon turizëm me njerëzit e familjes me lekët e taksapaguesve! Shporru nga Federata hajdut", shkruan shkodrani në kanalet e komunikimit.

Akuza të rënda nga Qerimaj, që në Kampionatin Europian të zhvilluar së fundmi në Bullgari zuri vendin e tretë në stilin e shkëputjes dhe i solli Shqipërisë medaljen e radhës, atë të argjendtë.

Postimi i Erkand Qerimaj

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?