Uran Bislimi

Ka luajtur për Kosovën, mesfushori braktis Dardanët dhe zgjedh Zvicrën

9 Qershor 2023, 15:20| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 15:21

  • Share

Mesfushori Uran Bislimi është ftuar nga kombëtarja e  Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Lajmi është bërë i ditur këtë të premte, me trajnerin Murat Yakin që ka ftuar Bislimin dhe Haris Seferovic për të zëvendësuar sulmuesin Breel Embolo të dëmtuar.

Bislimi është pjesë e Luganos në Zvicër dhe ka luajtur dy ndeshje për Kosovën në 2022. Duket se dokumentacioni në FIFA është gati, me 23-vjeçarin që ka lënë Dardanët dhe ka zgjedhur kombëtaren helvete.

Mesfushori më parë ka qenë pjesë e Zvicrës U-19 në një takim, teksa ka marrë edhe më herët ftesë nga Zvicra A, por pa mundur të debutojë. Tanimë në përfaqësuesen e Kosovës ka pasur "firo" të tjera në prag të ndeshjeve të qershorit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?