Daniel Saunders

'Ka lindur në datë 11, në orën 11:11, vitin 2011', djali me ditëlindjen më të veçantë në botë mbush sot 11 vjeç

11 Nëntor 2022, 16:16| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 16:33

  • Share

BRITANI E MADHE-  Djali me ditëlindjen më të veçantë në botë mbush sot 11 vjeç. Ai është Daniel Saunders, i lindur në orën 11:11 të 11 Nëntorit 2011.

Djaloshi nga Bishop's Stortford, Angli ka qenë i lidhur ngushtë me numrin 11 që nga dita e lindjes. Në ditëlindjen e tij, Saunders do të marrë 11 dhurata.

"E kam pritur shumë këtë ditëlindje! Është më emocionuese se çdo ditëlindje tjetër që ka qenë ndonjëherë.”, tha Saunders.

Nëna e tij, Charlotte thotë se 11-ta ka qenë numri i saj me fat që nga shkolla fillore, gjë që e bëri lindjen e tij akoma edhe më të jashtëzakonshme. Mjekët kishin thënë  se Danieli do të lindte më 17 nëntor 2011. Por një javë më parë Charlotte, tani 41 vjeç, iu tha se djali i saj ishte në një pozitë të vështirë. Mjekët u përpoqën ta lëviznin, por nuk mundën, kështu që ata bën një operim cezarian më 11 nëntor.

Daniel Saunders

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?