Pika e zezë

Ka frikë përgjimet e SPAK? Berisha hap profilin e tij në një chat më të sigurtë se Whatsapp

27 Qershor 2021, 20:13| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 20:24

  • Share

Pak javë pasi u deklarua person "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit me akuzën e korrupsionit, Sali Berisha ka frikë se përfundon në qendër të hetimeve dhe përgjimeve nga ana e SPAK, që thuhet se ka marrë nga Uashingtoni një dosje të pasur me prova dhe dokumente për llogari të tij dhe të familjarëve të tij. Pra, duke pasur frikë nga përgjimet dhe i vendosur të mos lerë gjurmë andej këndej të bisedave të tij private, duke nisur nga sot në orën 13.21 Sali Berisha hapi për herë të parë një profil të tijin në chatin "Telegram", i konsideruar shumë më i sigurtë se Whatsapp. I njëjti kujdes është treguar edhe nga familjarët e tij. 

Ndryshe nga Whatsapp në fakt, "Telegram" lejon të kryhen biseda super të sigurta përmbajtja e të cilave mund të fshihet në mënyrë automatike jo vetëm nga celulari personal, por edhe nga celulari i kujt ka marrë mesazhin. Telegram sinjalizon edhe nëse bashkëbiseduesi ka bërë një screenshot duke fotografuar ekranin dhe duke përdorur përmbajtjen për t'ja treguar personave të tjerë. Telegram konsiderohet një sistem bisede që nuk mund të përgjohet. 

Fakti që Sali Berisha vendosi pikërisht tani të përdorë këtë chat super të mbrojtur (në përdorim të mbi 2 milionë përdoruesve në gjithë botën), nuk përbën sigurisht asnjë provë krimi, por tregon vetëm frikën e tij për t'u përgjuar apo spiunuar, pasi ka rënë në shënjestër të drejtësisë amerikane. Një frikë që nuk i përket vetëm SPAK, por edhe bashkëpunëtorëve të tij apo njerëzve të partisë, të cilët sot e tutje do të kenë vështirësi të ruajnë bisedat përmes chat-it që bëjnë me Sali Berishën dhe sidomos nëse kanë qëllim për t'i përdorur kundër tij. 

Njoftimi që Berisha i është bashkuar rrjetit telegram

a.m.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?