Gazment Bardhi hedh pallton në Kuvend

VIDEO/ ‘Ka ardh Allegri në parlament, është masku si Kazi Barthi’, Braçe ironizon sjelljen e Bardhit në Kuvend, e krahason me trajnerin e Juventusit: Klith njësoj!

6 Shkurt, 10:22| Përditesimi: 6 Shkurt, 18:10

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar aktet e dhunës së deputetëve të Rithemelimit dhe të grupit ‘Bardhi’ gjatë seancës plenare të ditës së djeshme (5 shkurt) në Kuvend.

Duke ripublikuar videon e Report Tv të momentit kur deputeti Gazment Bardhi hyn në Kuvend, Braçe ka ironizuar veprimin e tij të hedhjes së palltos duke e krahasuar me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri i cili bën të njëjtat veprime kur ndeshja nuk shkon në favor të skuadrës së tij.

“KA ARDH ALLEGRI NE PARLAMENT; ESHTE MASKU SI KAZI BARTHI! E hedh pallton po njesoj, kthilth ndaj lojtareve po njesoj; I vetmi ndryshim eshte qe KAZI e do SALIHUN me shume se sa ALLEGRI donte AGNELLIN”- shkruan Braçe krahas videos së postuar në Instagram.

Seanca e ditës së djeshme zgjati rreth 15 minuta dhe u ndërpre pasi deputetët e grupit Bardhi dhe Berisha hynë në sallën e Kuvendit, madje në një moment hodhën edhe një fletore të rregullores drejtuar kryeministrit.

Mbledhja e rradhës e Kuvendit pritet të jetë më 8 shkurt, kur do të miratohet marrëveshja me Italinë për emigrantët si dhe qeveria do të pranojë disa propozime të opozitës për zgjerimin e përfituesve të amnistisë penale.

 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kovaçi: 06/02/2024 11:40

    Ka hy Ga-Si n´Parlament e me nj´dor lun nofllat e gojës, dalni burra se n´kuvend do vendos rragllat e lojes. Aferim o gaz bardhi qe me brishen u bashkove te vajti nami n´rrugn e Sales qe je trim dhe posht ballkonit po pret shpërblimin e rradhës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?