Kërkimet për naftë në detin Jon
Maniatis:Interes i madh për tenderat

2 Tetor 2014, 12:01| Përditesimi:

  • Share
Qeveria greke parashikon që kërkimet për naftë dhe gaz në detin Jon të fillojnë në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Ndërkaq, shpallja e tenderit dhe publikimi në gazetën zyrtare të Komunitetit Europian do të bëhet brenda tetorit të sivjetëm.

Grafiku i procedurave është prezantuar në një konferencë shkencore  në Athinë, nga Aleksandra Sdokou, shefe e kabinetit të ministrit grek të energjisë.

Sipas saj, pas publikimit në gazetën zyrtare të Komunitetit Europian, do të ndërmjetësojë  paraqitja e ofertave që pritet të zgjasë deri në prill 2015. Do të pasojë shqyrtimi i ofertave të tenderit deri në korrik, dhe pastaj, hapi i fundit, shpallja e fituesve dhe nënshkrimi i kontratave që parashikohet të ndodhë në muajin tetor të vitit 2015.

Sipas ministrit të mjedisit, energjisë dhe ndryshimit klimatik Janis Maniatis, ekziston një interesim shumë i madh për tenderimet. Në të njëjtën konferencë, Maniatis prezantoi projektet më të rëndësishme energjitike që po realizohen në Greqi, (gazsjellësi TAP, stacioni i gazit të lëngët në Revithusa, ndërtimi i një stacioni të ri në Greqinë e Veriut).


Marrë nga ANA-MPA 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?