Kërkesa për të bllokuar arrestimet
e deputetëve,LSI kundër PS:Farsë

18 Janar 2018, 13:56| Përditesimi:

  • Share
Pas PD, edhe LSI ka reaguar për ndryshimet që kërkon të bëjë PS për të penguar arrestimin e deputetëve. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, deklaroi se partia e tij nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, që sipas tij, janë një farsë e dështuar.

Sipas tij, Parlamenti është i përçudnuar, me një diktat që po shënon faqen më të zezë, dhe se vetëm populli mund ta rrëzojë.

“S’ka asnjë mbështetje të ndryshimeve të kësaj rregulloreje, që është një farsë e dështuar. Parlamenti funksionon me dy kryetar partie, Ramën dhe Ruçin, dhe me një parti, PS. Kemi Parlament të përçudnuar, përtej rregullave, me një diktat që po shënon faqet më të zeza, edhe pse do të bie shpejt. Ka ardhur koha t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë dhe këtë do ta bëjë populli. Këta të fundit kërkojnë një Parlament të hapur, ku të gjithë ata që kanë shkelur ligjin të japin llogari”, tha Vasili. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?