Kërcënimi i Neranxit, Dule: Rendi
dhe siguria publike kanë degradua

10 Tetor 2016, 13:46| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i Partisë Bashkim për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka reaguar pas denoncimit të biznesmenit Nikollaq Neranxi se është kërcënuar me jetë. Dule thotë se kërcënimi i Neranxit është një tjetër tregues se rendi dhe siguria publike në Shqipëri kanë degraduar.
 
Sipas tij, banorëve të Himarës po u rrezikohen pronat, nga ata të cilët ai i quan "dorë e huaj".
 
Deklarata e Dules:
Ngjarja e rëndë përsa i përket rendit dhe sigurisë së jetës, por edhe dimensionit të saj politik, ku një person me veprimtari publike dhe biznesmen sikundër Nikollaq Neranxi, në vendlindjen e tij në Himarë, u bë objekt agresioni dhe u kërcënua me jetë, përbën akoma një dëshmi të gjendjes së rëndë që përjeton vendi.
 
Si PBDNJ kemi paralajmëruar në kohë sesi degradon situata por edhe për përçapje interesash të errëta që operojnë në trevat e Himarës për të shkaktuar frikë dhe për të demoralizuar banorët e saj për t’u aktivizuar kundër tentativave të grabitjes së pronave dhe shfrytëzimit urbanistik që është në evoluim të përditshëm.
 
Për atë trevë dhe komunitetin e saj autokton janë të huaja sjellje të kësaj natyre banditeske. Dorë e huaj kërkon të shkaktojë konflikt të brendshëm.
 
Akti i ndërmarrë kundër z. Neranxi gjithashtu sjell në vëmendje të opinionit publik se çfarë manipulimesh të rrezikshme janë duke u zhvilluar në Himarë dhe mbarë shoqërinë shqiptare për të kontrolluar ndërgjegjet dhe dhunuar të drejtën e reagimit publik ndaj politikave shtetërore.
 
PBDNJ do të vazhdojë të jetë përkrah të gjithë atyre individualisht apo në pjesëmarrje shoqërore aktive luftojnë për të përmirësuar situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri, të pjesëmarrjes qytetare në jetën publike dhe të mbrojtjes në veçanti të komuniteteve të personave të pakicave etnike, kulturore, fetare etj".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?