Lojtaret e Juves protestojne per dhenien e penalltise

Juvja në prag të mrekullisë, por Reali e shtang në fund me penalltinë e dyshimtë

11 Prill 2018, 22:46| Përditesimi: 11 Prill 2018, 23:01

  • Share

Bajerni i Mynihut është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Champions pas barazimit 0-0 në fushën e tij ndaj Seviljes.

Takimin e parë gjermanët e kishin fituar 2-1 në Spanjë.

Ndërkohë, në ndeshjen dramatike të Bernabeut, pas tre golave me përmbysje të madhe, Juventusi u ndëshkua nga një penallti e dyshimtë në minutat e fundit nga Kristiano Ronaldo, duke i shuar kështu ëndrrat e italianëve.

Ronaldo me shokë siguruan gjithashtu gjysmëfinalen.

Bardhezinjtë kishin arritur t'i ngjallnin shpresat që në pjesën e parë, falë një dygolëshi të Madzukic. Në pjesë e dytë Matuidi arriti të shënonte edhe golin e tretë, duke vendosur ekuilibrin, duke qenë se Reali kishte fituar 3-0 sfidën në Torino.

Por në minutat shtesë të lojës, një penallti mjaft e dyshimtë e dhënë nga gjyqtari, pas një rrëzimit të Ronaldos brenda zonës, në një aksion që dukej pa shumë pretendime, bëri që madrilenët të shënojnë një gol të cilin nuk po e shpresonin më dhe duke i dërguar italianët në shtëpi.

Gigi Buffon u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave.

Penalltia e realizuar nga Ronaldo pas ndeshkimit te Buffon me karton te kuq

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?