Angel Di Maria

Juventusi njofton largimin e Angel Di Maria

22 Qershor 2023, 12:49| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 12:50

  • Share

Tanimë është zyrtare, Angel Di Maria dhe Juventusi kanë ndarë rrugët. Një zgjatje e mundshme një vjeçare u diskutua në pranverë, teksa epilogu i sezonit na ka çuar në drejtime të tjera.

Sot Juve përshëndet kampionin argjentinas me këto fjalë: “Rrugët e Angel Di Marias dhe Juventusit ndahen pas një sezoni. Ai mbërriti në Continassa në korrik 2022,- vazhdon njoftimi për shtyp nga klubi i Juventusit,- Angel kishte nënshkruar kontratë një vjeçare pas përvojës së tij të gjatë në PSG, duke shtuar Serie A në listën e ligave të mëdha të njohura në karrierën e tij", njoftojnë bardhezinjtë.

Aventura e tij me Juventusin përfundoi me 40 ndeshje të luajtura, mes klasit të madh dhe 8 golave të shënuar, të ndarë në mënyrë të barabartë midis kampionatit dhe Europa League, me sulmuesin që fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

Pas Botërorit të lartpërmendur në Katar, paraqitjet më të mira u panë nga Di Maria me hat-trick në fushën e Nantes, me të parin nga tre golat ndër më të mirët e sezonit. Benfica është pas Di Marias, me anësorin që pritet të rikthehet në Portugali.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?