Milinkoviç-Savic është shumë afër transferimit në Arabinë Saudite. Serbi ka qenë gjithmonë në vëmendjen e Juventusit, teksa mediet në Itali tregojnë se ai ka pranuar ofertën e Al Hilal, klubit saudit.
20 milionë euro do jetë paga vjetore e mesfushorit, me kontratë për tre sezone. Për transferimin, arabët vendosën shumën e dëshiruar në tavolinën e presidentit të Lazios, Claudio Lotito, domethënë 40 milionë euro; një shifër dukshëm e lartë për një lojtar të cilit kontrata i skadon brenda një viti.
Milinkoviç priti deri në fund një ofertë nga Juvenusi, me bardhezinjtë që nuk mundën të bindnin Lazion. Pamundësia e Juventusit për të përshpejtuar procesin dhe oferta e madhe nga Arabia, bëri që Savic t'i kthente përgjigje pozitive Al Hilal.
Pritet vetëm që Lotito të pranojë 40 milionë eurot e arabëve, për të shitur yllin e skuadrës pas tetë vitesh.
Kryeministrat e Europes te japin urgjentisht doreheqjen sepse nuk po arrijne te mbajne lojtaret ne kampionatet e tyre!Krimi dhe korrupsioni ka bere qe te rinjte futbolliste te marrin rruget e Arabise Saudite!Popujt te ngrihen dhe te rrezojne qeverite perkatese,sepse vetem keshtu mund te kete shprese qe futbollistet te rikthehen aty ku u takon!
Përgjigju