Sport

Juventus zyrtarizon rikthimin e Allgri-t, kontratë 5-vjeçare me afro 10 milionë euro në sezon

28 Maj 2021, 15:58| Përditesimi: 28 Maj 2021, 16:00

  • Share

Massimiliano Allegri do jetë trajneri i ri i Juventusit për pesë vitet e ardhshme. Ish-tekniku është rikthyer në krye të bardhezinjve pasi më herët gjatë ditës së sotme u shkarkua Andrea Pirlo për sezonin e dobët. Juventus e mbylli vitin futbollistik vetëm me Kupën e Italisë, ndërsa me rikthimin e Allegrit pretendon t’i rikthehet edhe suksesve.

Për të drejtuar 36 herë kampionët e Italisë Allegri do të paguhet 9 milionë euro në sezon plus bonuse. Ndërkohë edhe Inter është shumë zyrtarizimit të trajnerit të ri pas largimit të Conte-s. Të gjithë mediat italiane shkruajnë se pasuesi do jenë Simone Inzaghi, ish-trajneri i Lazio-s, zyrtarizimi i të cilit pritet për çështje orësh.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?