Sport

Juventus shkarkon Pirlon, zyrtarizimi i Allegri-t çështje orësh! Pritet të firmosë për 4 vite

28 Maj 2021, 12:24| Përditesimi: 28 Maj 2021, 12:25

  • Share

Andrea Pirlo është shkarkuar ditën e sotme nga posti i trajnerit te Juventus. Aventura e ish-futbollistit është mbyllur pas një sezoni që ‘zonja e vjetër’ e konsideron zhgënjyes, pasi për herë të parë pas 9 vitesh nuk arriti të fitonte kampionatin. Jo vetëm kaq por u eliminua shumë herët nga Champions League dhe rrezikoi tej mase që të mos kualifikohet sezonin e ardhshëm.

Vendin e Pirlos pritet ta marrë Allgeri, i cili sot pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri. Për të ky do të ishte një rikthim te Juventusi pas dy viteve pushim, ndërsa aventura e fundit në postin e një klubi ishte pikërisht te bardhezinjtë. Me Juventusin Allgeri pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare nga e cila do përfitojë mbi 7 milionë euro në sezon.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?