Juventus duke festuar një nga golat

Juventus rikthehet i frikshëm, Pogba në fushë pas 219 ditësh! Trajneri Allegri i bindur për heqjen e dënimit: Kemi 50 pikë

1 Mars 2023, 12:22| Përditesimi: 1 Mars 2023, 12:46

  • Share

Pas fortunës ka diellë në shtëpinë e Juventusit. ‘Zonja e vjetër’ fitoi 4-2 derbin të martën ndaj Torinos edhe pse e pa vetën dy herë në disavantazh. Gjithsesi për të nderuar ekipin e Allegrit mendoi fillimisht Cuadrado, më pas Danilo e Bremer dhe në fund Rabiot.

Në minutën e 68 hyri si zëvendësues në fushë Poul Pogba, mesfushori i ardhur me bujë, por që debutimin këtë sezon e bëri pikërisht në javën e 24 kundër Torinos. Për francezin kishin kaluar 219 ditë nga hera e fundit që kishte luajtur, si pasojë e dëmtimeve rradhazi.

Ajo që entuazismon më shumë është fakti se Juventus u ngjit në vendin e shtatë me 35 pikë, 10 më pak se Lazio e vendit të katërt, që është edhe pozicioni i fundit që të dërgon në Champions. Gjithsesi para derbit me Torinon Juventus bëri zyrtarisht edhe apelin në CAS-in sportiv të Italisë për ti rikthyer 15 pikët e hequra. Trajneri Allegri pas derbit u shpreh me bindje se Juventus ka 50 pikë, duke llogaritur edhe heqjen e dënimit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?