Juventus duke festuar

Juventus në emergjencë totale, Allegri humbet titullarin prej dëmtimit

7 Mars, 20:07| Përditesimi: 7 Mars, 20:11

  • Share

Juventusi luan me Atalantën të dielën në orën 18:00 për raundin e 28-të në Serie A. Para ndeshjes kundër bergamaskëve trajneri Massimiliano Allegri ka marrë një lajm të keq, teksa mesfushori Carlos Alcaraz ka pësuar një lëndim dhe i shtohet listës së mungesave.

Argjentinasi vuan një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë dhe do jetë jashtë për dy javë. Tanimë Allegri ka të gatshëm vetëm Locatellin në mesin e fushës, teksa duhet t'u besojë të rinjve Miretti, Ngonge, Caviglia dhe Cambiaso.

Rabiot prej ditësh është i lënduar, teksa edhe McKennie ndjen shqetësim. Duket se rezultatet "jo" në fushën e lojës për "Zonjën" vijnë edhe nga mungesa e elementëve në mesin e fushës.

Carlos Alcaraz

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?