Juventus ndalet nga Crotone, Chiesa debuton me karton të kuq! Inter s'e përballon dot Ibrahimovic-in (VIDEO)

18 Tetor 2020, 10:17| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 11:26

  • Share

Befasitë nuk kanë munguar as në Seria A. Nëntë herë kampionët radhazi, Juventusi, janë ndalur në transfertë me rezultatin 1-1 nga Crotone. Vendasit shënuan të parët, ndërsa për ekipin e drejtuar nga Pirlo, që këtë ndeshje nuk kishin të disponueshëm Ronaldo-n, barazoi Morata. Për t’u veçuar ishte debutimi me karton të kuq i Frederico Chiesa-s, futbollistit të blerë nga Fiorentina në fundin e merkatos.

Vendin e parë në Seria A e mban Milan, pasi ‘djajtë’ në javën e katërt mposhtën 1-2 Interin në derbin e Madoninës. Një ‘dopietë’ e Ibrahimovic në harkun kohor të tre minutave demoralizoi zikaltërit, të cilët reaguan me Lukaku-n, por ishte pak për të dalë me pikë nga kjo ndeshje. Pas katër javësh Milan është skuadra e vetme në Itali që ka marrë pikët e plota.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?