Ndeshja Juventus-Sampdorian

Juventus kalon edhe Sampdorian, 'prek' titullin kampion

15 Prill 2018, 20:14| Përditesimi: 15 Prill 2018, 20:19

  • Share

Juventus ka prekur sot titullin kampion pas fitores me Sampdorian. Pas ndalesës së Napolit me Milan, bardhezinjtë kanë fituar 3-0 në Torino ndaj Sampdorias, duke shkuar në +6 pikë nga Napoli. Vështirë që kjo diferencë të shuhet në 6 javët e mbetura.

Mandzukic shënoi golin e parë në limitin e 45 minutave të para. Në minutën e 60-të, Howedes dyfishon shifrat dhe më pas gjithçka bëhet më e thjeshtë për vendasit. Khedira në minutën e 75-të vulos fitoren 3-0.

Juventus do të luajë në fushën e Crotones javën e ardhshme, ndërsa Napolin pret Udinesen. E vetmja shpresë për napolitanët është të fitojnë në ndeshjen direkte në Torino ndaj Juventus, për të besuar edhe te ndonjë ndalesë tjetër e kampionëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?