Federico Chiesa

Juventus/ Chiesa lë stërvitjen pas goditjes, u dëmtua nga Alex Sandro

28 Shkurt, 17:43| Përditesimi: 28 Shkurt, 17:44

  • Share

Probleme te Juventusi sa i takon Federico Chiesas. 26-vjeçari u largua duke çaluar nga stërvitja e paradites së sotme. Faji ishte i një ndërhyrjeje të ashpër nga Alex Sandro gjatë ndeshjes brenda grupit.

Pas përplasjes së menjëhershme, stafi mjekësor u fut në fushë dhe dëmtimi duhet të jetë një goditje në kaviljen e djathtë. Ish-lojtari i Fiorentinës fillimisht tentoi të vazhdonte seancën, por më pas u dorëzua dhe Allegri vendosi që lojtari mos vijonte.

Gjendja e tij duhet të vlerësohet në prag të ndeshjes me Napolin. Danilo, Perin, De Sciglio, McKennie dhe Rabiot gjithashtu do të mungojnë të dielën në mbrëmje kundër kampionëve në fuqi.

Sa i takon Kean, kushtet e ish-lojtarit të PSG-do vazhdojnë të përmirësohen. Sulmuesi i është bashkuar pjesës tjetër të grupit dhe duket se do jetë gati për ndeshjen e 10 marsit kundër Atalantës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?