Juventus bën hapin ‘fals’, mposhtet në shtëpi nga Udinese! Inter shkëputet në garën për Serie A

12 Shkurt, 22:53| Përditesimi: 13 Shkurt, 10:21

  • Share

Juventus pësoi mbrëmjen e sotme një humbje që me shumë mundësi do t’i kushtojë kampionatin e Serie A. Pavarësish se pritej fitorja e padiskutueshme përballë Udineses për të mbajtur gjallë shpresat për titullin, ‘Bardhezinjtë’ u mposhtën me rezultatin 0-1 në shtëpi.

Goli i vetëm i sfidës erdhi, në minutën e 25’-të të pjesës së parë, ku për “ironi” të fatit autori i golit ishte një argjentinas me emrin Lautaro. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, 30-vjeçar, Lautaro Giannetti, i cili përfitoi nga një “përgjumje” e mbrojtjes së Juventusit.

Falë këtij rezultati, skuadra e teknikut Massimiliano Allegri mbetet në vendin e 2-të të tabelës, me 53 pikë, tashmë plot 7 pikë larg Interit që ka edhe një ndeshje në dorë krahasuar me bardhezinjtë.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?