Justin dhe Elvis

Justin Bieber thyen rekordin botëror të mbajtur nga Elvis Presley

24 Shkurt 2020, 17:30| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 17:37

  • Share

Justin Bieber është bërë artisti më i ri që ka arritur të ketë 7 këngë në vendin e parë në top listat amerikane.

Këngëtari nga Kanadaja, po rezulton të jetë edhe më i suksesshëm se mbreti i muzikës rock and roll.

Sipas BBC, 25-vjeçari ka marrë vendin e parë me albumin e tij të radhës, “Changes”, si albumi më i shitur e më i dëgjuar i javës.

Elvis ishte 26 vjeç kur kapi rekordin me “Blue Hawaii” në vitin 1961.

Ky është albumi i shtatë nga këngëtari që arrin këtë sukses, duke e thyer rekordin 59 vite më parë që mbajti Elvis Presley.

Bieber për herë të parë ka kryesuar këtë çart në vitin 2010, në moshën 16-vjeçare me albumin debutues, “My World 2.0”.

Në Britani, ndërkohë, ai ka kryesuar top listat e albumeve dy herë, megjithëse ka 7 këngë në vend të parë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?