Ilir Meta

Juristi zbardh provat që do 'fundosin' Metën për aferën 'CEZ-DIA'

30 Shtator 2023, 16:09| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 17:04

  • Share

Kreu i SPAK, Altin Dumani paralajmëroi dy ditë më parë se shumë shpejt do të kemi lajme të bujshme në lidhje me aferën “CEZ-DIA”, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”. I pari që rrezikon arrestimin është ish-presidenti Ilir Meta, i cili u thirr për herë të parë më 22 shkurt të vitit 2023 brenda Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet për tre orë.

Juristi Romeo Kara ka treguar se kush janë provat dhe dëshmitarët që e rrezikojnë kreun e PL, Ilir Meta sa i takon aferës “CEZ-DIA”.

“Disa nga provat janë: dëshmitë e Jozef Hejsekut dhe Elvis Matajt, ku ata konfirmojnë se kemi të bëjmë me një afere, përfshirjen e Ilir Metës dhe Sali Berishës nëpërmjet delfinit të tyre Kastriot Ismailaj, udhëtimi i Metës në Pragë së bashku me Ismailajn, vendimet e ERE-s nën ndikimin e Metës, të cilat favorizonin CEZ-in si dhe intervistën e gruas së Ismailajt e cila pa ekuivok deklaron se Ilir Meta i ka bërë presion Ismailajt që ai të trysnonte drejtuesit e CEZ-it për t'i dhënë atij një shumë të madhe parash në këmbim të vendimit të ERE-s të dalë nën ndikimin e tij. Ka edhe mjaft prova të tjera për të cilat po rezervohem që t'i them, meqenëse procesi i hetimit është në zhvillim e sipër”, u shpreh ai për gazetën ‘SOT’.

Ndërkohë zoti Kara foli edhe për Kastriot Ismailaj, i vetmi i ndëshkuar për aferën CEZ-DIA, i cili është liruar pak ditë më parë nga burgu.

“Padyshim. Një largim i mundshëm i tij nga Shqipëria, vullnetarisht apo nën presion, mund ta komplikojë çështjen në favor të Ilir Metës, prandaj SPAK-un e shoh të detyruar që të veprojë pa vonesë”, nënvizoi juristi i njohur, Romeo Kara.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maksi: 01/10/2023 04:13

    Sa mire do qe qe edhe tartakut Meta te shporrej ne burg ku e ka vendin. Po per pasionistet rampalliste qe lepihen neper media la nje problem kjo pune. Qe i rendon kurrizin akoma me shume elefantit te korrupsionit Edi Rama. Qe ka kapur si kamceri shtetin me kriminele e vrases si Frroket, Doshet, Gjoket, Hasanet e me radhe, dhe korruptonjesit politik si Meta dhe banda e tij e hajduteve, ca ne burg e ca duke zhvatur si besnike te Rames si Rehovicet apo Nacot.

    Përgjigju
  • AltinTop: 30/09/2023 20:50

    Burgu per burra eshte...e ka thene vete Like Floriri

    Përgjigju
  • Shkodra: 30/09/2023 17:31

    Po hyni Ilir Meta ne burg na plasi by....

    Përgjigju
    • Luani: 08/11/2023 19:03

      Like kur do dalësh te mali me gropa?!

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?