Juncker:Hyrja në BE s'është e lehtë
dhe nuk bie nga qielli për ballkanin

17 Janar 2018, 18:17| Përditesimi:

  • Share
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka deklaruar gjatë ditës së sotme në seancën e parlamentit evropian se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është një gjë e lehtë që mund të arrihet duhet të punohet nga vendet e ballkanit.

“Hyrja në Bashkimin Evropian nuk është gjë e lehtë. Ajo nuk bie nga qielli. Duhet të punohet për këtë gjë. Dëshiroj të them në mënyrën më miqësore se të gjitha kontestet kufitare, të cilat ekzistojnë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të zgjidhen para anëtarësimit”, shpjegoi Juncker.

Juncker përcolli mesazhin për vendet e ballkanit se hyrja në BE nuk bie nga qielli por duhet angazhim serioz, kjo deklaratë vjen para vizitës së tij gjatë marsit në ballkan.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?