Juljani, këpucari 24-vjeçar që ka
trashëguar profesionin e babait

7 Prill 2016, 08:50| Përditesimi:

  • Share
Sot të rinjtë po zgjedhin gjithmonë dhe më shumë Universitetin dhe harrojnë që profesioni u siguron një mundësi më shumë për të punuar. Profesionet që ka shumë nevojë tregu i punës janë: Marangozi, hidrauliku, këpucari dhe shumë të tjerë. Për të parë se sa efektiv është profesioni i kupëcarit, Juljan Sauku, vetëm 24 vjeç na tregon se si e ka trashëguar këtë profesion nga babi i tij Alfred Sauku.

Ai thotë se për të gjetur një mundësi punësimi është më mirë të zgjidhet profesioni. Juljani e ka mbaruar edhe Universitetit por ka preferuar që ti përkushtohet profesionit të babait, këpucarisë. Ai punon bashkë me babin e tij, i cili e këshillon për të gjitha pororsitë që i vijnë. Të dy thonë se kanë një kënaqësi të veçantë që punojnë në këtë punë, e cila ju jep gjithashtu edhe të ardhura të mjaftueshme.
 
Alfred përshëndetje, a mund të na thoni se çfarë po i mësoni Juljanit aktualisht?
 
Aktualisht i mësojë transformimin nga një këpucë që e ka blerë në internet, numër 40, dhe do ta transformoj në një model tjetër. Nga 40 që ishte numëri në momentin që e ka blerë, po e kthej në numër 38 sipas këmbës së klientin. Kjo kërkon një përkushtim të veçantë pasi klienti jep porosinë dhe ikën dhe ne duhet t’ja përshtatimin siç duhet. Ky është një proces shumë i vençantë dhe kërkon shumë përkushtim.
 
Sa kohë kërkon ndryshimi i një numëri këpucësh apo sandalesh?
 
Çdo gjë duhet të përshtatet me këmbën. Përshembull maja e këmbës nuk mund të deferomohet dhe unë ndryshoj tabanin. Pra nga 40, shkon tek 38 me të njëtën majë. Kërkon disa orë punë, por më shumë është çështje përkushtimi.
 
Julan, ti ndryshe nga shumë të rinj ke zgjedhur profesionin përpara Universitetit. A je i kënaqur me punën që bën?
 
I kënaqur jam me shpjegimet e babait që më jep. Nuk është një zanat që të lë pa bukë. Është nëj zanat që ka të ardhura por nuk mund të vendosësh pasuri. Është një zanat që të jep mundësinë të jetosh normal.
 
A keni arritur ta merrni zanatin nga babai juaj?
 
Unë kam diku te 5 vjet që punoj me babain, jam nxënësit i tij në njëfarë mënyre. Jam mundur ti “vjedh” zanatin. Por të gjitha proceset ende nuk kam arritur ti marrë siç duhet.
 
Çfarë po bëni aktualisht?
 
Kjo këpucë kishte ngjitje me dismaturë. Unë e lyeva dhe e ngroha në fërnellë dhe them se është gati për ta marrë klienti. Por kjo këpucë duhet të vishet pas 24 orëve nga ky moment.
 
Sa kohë zgjat kjo punë për juve?
 
Kjo punë do rreth 20 minuta dhe 24 orarëshi që duhet për të mos u veshur.
 
Çfarë kërkojnë më shpesh klientët që vijnë tek këpucaria juaj?
 
Tek ne më shuëm primare janë gratë. Me shpesh kërkojnë urgjencën, korrektsinë dhe saktësinë.
 
Po për sa i përket punës?
 
Ka shumë kërkesa. Përshembull tek takat i kërkojnë urgjent dhe saktësi. Kërkojnë që veshja të jetë e mirë, ngjyra gjithashtu.
 
Sipas teje cilat janë vështirsitë më të mëdha të këtij zanati?
 
Për shembull tek takat, duhet nxjerrë masa, lëkura dhe më pas duhet dizenjuar. Edhe duhet të merret masa në një copë të vjetër dhe më pas tek lëkura e re.
 
A ka vështirësi kjo punë?

Patjetër që ka vështirësi e cila qëndorn kryesisht tek takat dhe në përgjithësi tek këpucat apo sandalet e grave.
 
Alfredi: Smontimi i takës së vjetër dhe montimi i takës së re është vështirësie më e madhe. Për të vetëmen arsyje se këpuca që kushton shumë, kërkon edhe kujdes. Për shembull nëse është kafe dhe duhet bërë e re është punë e vështirë pasi rrezikohet që të dëmtohet, pasi mund edhe të të dridhen duart.

Ky është ai moment që unë dua ti trashgojë profesionin djalit tim, në mënyrë që të jetë sa më i saktë. Nuk bëhet fjalë për një punë të vogël, rregullimi i takave dhe këpucave të shtrenjta është një punë e vështirë. Dy gjëra janë kryesore në profesionin e këpucarit: Cilësia dhe korrektësia. Ne punojmë 3 veta (edhe gruaja ndonjëhërë) pikërisht për të qënë sa më të saktë dhe korrekt me klientët. Unë personalisht punoj, por më shumë kontrolloj cilësinë, domethënë punën që ka bërë djali im.
 
Deri tani a mendoni se djali juaj e ka marrë zanatin e këpucarit?
 
Djali ka mësuar shumë deri tani, aq sa një këpucarë normal sot në Tiranë. Sot profesioni i këpucairt është edhe çështje guximi, pasi vijnë këpucë shumë të shtrenjta, që mund të kushtojnë edhe 500 euro dhe për ta bërë këtë punë duhet shumë guxim dhe kujdes.
 
Juljan ti ke trashëguar një dyqan të vogël nga babai, sa mendon se mund të të vlejë ky profesion?

Mendoj se më vlen shumë, pasi edhe unë mund të hallakatesha nëpër kafene. Mundohen ta shpenzoj kohën time në dyqan, duke marrë zanati dhe duke mësuar sa më shumë.
 
Sa orë punon zakonisht në ditë?

Orari është pak i tepruar, pasi shpesh punoj nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të darkës?
 
A ngelen të kënaqur klientët nga puna juaj?

Me aq sa kam parë unë kohën e fundit, klientët kanë filluar të kërkojnë më shumë punën time dhe nuk e preferojnë atë të babiat (qesh).
 
Tashmë dukeni si një profesionist i vjetër?
 
Mendoj se po.
 
Alfredi: Është arritje. Dyqani jonë është  më shumë për femra që rregullojnë këpucët më të mëdha në numër dhe mendoj se Juljani deri tani ka marrë shumë.
 
Cilat janë këshillat që ju Alfred si një këpucarë i vjetër ju jepni qytetarëve për të mirëmbajtur këpucët?

 
Këpucët duhet të jenë të mbusha me gazeta, ose me formate kallcuku. Është shumë e rëndësishme kur këpuca qëndron në shtëpi duhet të jetë e mbushur. Faktori kohë është i rëndësishëm, që do të thotë që kur ti i mban gjithë ditën këpucët dhe nuk i mbush me gazeta në darkë që të thithin djersën dhe nesër në mëngjes i vesh tamam, është një process mirëmbajtje. Ja për shembull një këpucë burrash mua më ka ardhur e shpuar, e palyer ndërsa tani është si e re, sikur ka dalë nga fabrika.

Është shumë e rëndësishme edhe cilësia e këpucëve. Pak ditë më parë më kanë ardhur një palë këpucë femrash të cilat janë hapur pas vetëm 3 ditëve. Unë i kam vendosur pulla nga brenda në mënyrë që sot as nuk dallohet nga klienti. Unë i jap garanci me këtë punë, pasi zonja i kishte blerë 3500 lekë të reja, pra kjo këpucë nuk cahet më për 6 muaj.
 
Juljan po shoh që po ngjit në këpucë, çfarë ka patur ajo?

Kjo ka qënë e shqitur tek pjesa e majës dhe i kam ndërrar një pjesë të gomës. Do rreth 30 minuta procesi i riparimit dhe është gati për tu veshur, pasi kjo është një këpucë e shtrenjtë.
 
Juljan, këtu në këtë këpucari, a kryeni zmadhim të numërit?

Po, nëpërmjet kallupit për ta zgjeruar dhe për ta zgjatur. Madje ne shërbejmë edhe për kallot. Të gjithë kallupet që ne kemi kanë vrima për kallot në mënyrë që klientët të mos ndjejnë dhimbje. Zakonisht këto përdoren për mosha e mëdha, 40 e lartë.
 
Juljan do doja ti kthehesha edhe njëherë atij debatit mes Universitetit apo profesionit, cila do të ishte këshilla jote për të rinnjtë e sotëm?
 
Apeli im për të rinjtë është që të drejtohen tek zanati, përshembull të zanati i hidraulikut, mekanikut të makinave apo dhe këpucarit. Unë vet do të mirëprisja çdo të ri i cili vjen këtu për të mësuar.  



Psikologët amerikanë:  Ja profesionet që shkaktojnë me pak stres
 
Këshilla për prindërit që duan ti orientojën fëmijët drejt profesioneve të qeta: Në listën e profesioneve më pak stresuese, parukierët, rrobaqepësit, bibliotekarët dhe dietologët…
 
 
Disa persona e përballojnë stresin më pak se disa të tjerë. Ndaj profesionet që shkaktojnë stres nuk janë për ta. Psikologët amerikanë prej vitesh i këshillojnë prindërit të njohin mirë personalitetin e fëmijës përpara se ti drejtojnë drejt zgjedhjeve të jetës.
Studimet e viteve të fundit kanë treguar se janë një varg profesionesh që nuk shkaktojnë stres dhe kanë fitime vjetore të kenaqshme. Sipas tyre prindërit duhet ti nxisin fëmijët e tyre drejt profesioneve si parukier, rrobaqepës, dietolog, bibliotekar, apo edhe professor në fakultet. Sipas psikologëve niveli i stresit në punë varet shumë nga ambjenti i punës, njerëzit që takon dhe me të cilët komunikon çdo ditë dhe sigurisht natyra e punës. 
 
Të punosh parukier

Fare mirë mund ta konsideroni një punë si të gjithë punët që kryeni në shtëpi.  Mund të duket e lodhshme kur mendon se parukierët qëndrojnë gjithë ditën në këmbë, por avantazhi i madh i këtij profesioni është pikërisht kontakti me njerëzit dhe mjedisi i këndshëm që  krijohet nga komunikimi me ta.  Sa i takon pagesave, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës parukierët fitojnë mesatarisht një pagë vjetore rreth 23.000 dollarë.
 
Puna në bibliotekë

Është nga profesionet e paguara mjaft mirë.  Një punonjës biblioteke paguhet mesatarisht në vit me rreth  55.000 dollarë. Por veç pagës së kënaqshme, të punosh në bibliotekë do të thotë të shpenzosh kohën më të madhe në një mjedis paqësor dhe puna me librat e bën këtë vend pune mjaft të qetë dhe pa stres. Gjithashtu nëse keni mundësi, kohën gjatë punës mund ta shfrytëzoni për të përmirësuar veten edhe në fusha të tjera.
 
 
Rrobaqepës

Rrobaqepësit njësoj si parukierët nuk kanë një profesion të lehtë. Edhe tek këta të punësuar lodhja është evidente, por ajo që e bën të bukur dhe pa stres këtë profesion janë mundësitë e pafundme për të shpalosur kreativitetin. Ky tipar sipas psikologëve e bën këtë profesion  me nivelin më të ulët të stresit. Paga vjetore për rrobaqepësit është njësoj si për parukierët, rreth  23.000 dollarë në vit.
 
Dietolog

Problemi i mbipeshës tashmë po kthehet në një kërcënim global dhe dietologët janë gjithnjë personat që shihen si shpëtimtarë.  Ata punojnë pikërisht në sektorin e ushqimeve të shëndetshme dhe ky profesion nga viti në vit bëhet gjithmonë e më i  kërkuar. Krijimi i planeve ushqimore për njerëzit që kanë probleme me peshën me qëllim që ata të dobësohen, nuk është punë stresuese dhe gjithashtu paguhet mirë, rreth 56.000 dollarë në vit.
 
Profesor në fakultet

Puna me të rinjtë, shumë kohë të lirë, mundësia për të kryer detyrime të ndryshme gjatë kohës së lirë. Pa asnjë dyshim kjo është puna më pak stresuese. Gjithashtu ka pagën më të lartë nga profesionet e përzgjedhura, rreth 65.000 dollarë në vit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?