Jul Deda: Mos dilni në 27 janar
për karrigen e Lul Bashës

17 Janar 2018, 12:14| Përditesimi:

  • Share
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe njëherazi aktori i humorit, Julian Deda, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë mesazhin pse demokratët por dhe qytetarët nuk duhet të dalin në protestën e thërritur nga Lulzim Basha në 27 janar.

Deda shkruan se qytetarët kanë çdo të drejtë të protestojnë për varfërinë, papunësinë, taksat, çmimin e ujit dhe dritave apo dhe për kanabisin, por jo për karrigen e politikanëve. Sipas tij, karrigia e Bashës diskutohet në zgjedhjet parlametnare të 2021. 

Postimi i Julian Dedës:

Per 27 Janarin....!
Nese nuk ke asnje arsye per te protestuar, mos dil. Nese ke shume te tilla, dil ne proteste. Nese ke me shume lek ne xhep, mos dil. Nese nuk ja del te mbyllesh muajin, dil. Nese paguan me pak taksa, mos dil. Nese paguan me shume, dil. Nese s'te behet vone per çmimin e rritur te uje/drita, mos dil. Nese ia heq gojes se kalamajve per te paguar faturat, dil dhe bertit fort. Nese te pelqen aroma e hashashit, mos dil. Nese te shqeteson droga si fenomen sepse mund te ndikoje direkt tek femijet e tu, dil. Nese ndjehesh i trajtuar mire, mos dil. Nese je i neperkembur dhe i pa begenisur, dil.

P.s. Per karrigen e Lul Bashes, apo te ndonje politikani tjeter mos e bej, as une s'dal per kete, sepse kemi kohe, karrigia e Lulit diskutohet ne 2021-shin. 

jul deda

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?