Zjarri në Francë

Jugu i Francës shpall ‘alarmin e kuq’ për shkak të zjarreve

30 Korrik 2023, 15:18| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 15:28

  • Share

Në rajonin Var në jug të Francës është shpallur “alarmi i kuq” pasi temperaturat përvëluese po paraqesin “rrezik shumë të lartë nga zjarret”. Administrata Meteorologjike Franceze paralajmëroi se nesër do të ketë “rrezik shumë të lartë zjarresh” në rajonin Var.

Përveç kësaj, një nivel më i ulët rreziku, “alarm portokalli”, është shpallur shumë rajone të tjera në Francës dhe është kërkuar vigjilencë në lidhje me rrezikun e zjarreve.

Nga ana tjetër, zjarret e mëdha dhe të vogla që shpërthyen në disa rajone, si Haute-Corse dhe Nice, janë vënë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër me ndërhyrjen e zjarrfikësve.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?