Jufka me qofte shtëpie në salcë qumështi nga zonja Albana

3 Mars 2022, 13:59| Përditesimi: 3 Mars 2022, 14:00

  • Share

Jufka me qofte shtëpie në salcë qumështi

Përbërësit:

500 gr jufka

500 gr mish të grirë

2 feta bukë të thekur të thërrmuar

1 qepë mesatare

2-3 thelpinj hudhër

1 kokerr vezë

1 tufë majdanoz

2 lgj gjalpë

2 lgj miell

1 gotë lëng mishi ose buljon perimesh

1 gotë salcë kosi

2 gota qumësht

1 lgj vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim qoftet. Bashkojmë mishin e grirë me bukën e thekur të thërrmuar, qepën dhe hudhrat e grira imët, vezën, kripën, piperin dhe 2 lugë qumësht. E punojmë mirë brumin e qofteve derisa përbërësit të lidhen dhe më pas realizojmë qofte të vogla rrumbullake. I vendosim qoftet njëra pas tjetrës me pak largësi mes tyre në një tavë dhe i vendosim për t’i pjekur në furrë të parangrohur për 15 minuta (derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë).

Ndërkohë përgatisim salcën me qumësht. Në një tigan të thellë tresim gjalpin në zjarr mesatar, shtojmë miellin dhe hudhrën e grirë dhe e kaurdisim për rreth 2 minuta. Më pas shtojmë lëngun e mishit, salcën e kosit dhe qumështin dhe e trazojmë derisa salca të marrë valë dhe të fillojë të trashet.

Paralelisht me përgatitjen e salcës kemi vendosur në zjarr dhe një tenxhere me ujë me pak kripë për jufkat. Pasi uji të ketë marrë valë hedhim jufkat dhe i lemë derisa të zbuten, por jo plotësisht. Më pas i kullojmë dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. I mbulojmë jufkat me salcën e qumështit dhe në fund vendosim qoftet. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180 gradë për 10-15 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?