Jufka me qofte nga zonja Albana

21 Tetor 2022, 11:15| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 11:16

  • Share

Jufka me qofte

Përbërësit:

  • 400 gr jufka
  • 400 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 lgj qumësht
  • 1 vezë
  • 2 lgj gjalpë
  • Bukë e thekur
  • Lëng mishi ose ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e grirë e bashkojmë me një qepë, vezë, bukë të thërrmuar, hudhër të grirë, kripë, piper dhe një lugë qumësht. E punojmë mirë dhe krijojmë qofte të vogla sa një kokërr arrë.

Jufkat i vendosim në furrë për pak minuta sa të marrin një ngjyrë të kuqerremtë. Ndërkohë skuqim qoftet në një tigan të madh me pak vaj sa të marrin një faqe të lehtë. Shtojmë në tiganin me qofte ujë të ngrohtë dhe sapo uji të marrë valë shtojmë jufkat. I trazojmë për 2 minuta dhe më pas i largojmë nga zjarri dhe i lemë të zbuten.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?