Ju të dashuruarit do keni një ditë të begatë, njihuni me horoskopin për sot

10 Shkurt 2020, 08:08| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 08:11

  • Share

DASHI 21. mars - 20. prill

Ju të dashuruarit do keni një ditë të begatë sot dhe mund të merrni vendime shumë të rëndësishme. Periudha e pritjes dhe hezitimit do marrë fund njëherë e mirë. Beqarët do jenë më pak kërkues dhe do gjejnë persona për të cilët të bëjnë çdo gjë. Një ditë e bukur do fillojë për ta. Në planin financiar veproni me më shumë maturi e kujdes nëse nuk doni të keni probleme serioze.

DEMI 21. prill - 21. maj

Rreziku për mosmarrëveshje në çift do jetë edhe më i madh gjatë kësaj dite. Nuk do bëni as hapin më të vogël për t'u marrë vesh me atë që keni në krah dhe ky do jetë një gabim i madh. Beqarët duke u marrë me gjëra të parëndësishme ka rrezik të humbasin mundësitë e jetës. Sektori i financave do jetë shumë më pozitiv se më parë kështu që përfitoni për të bërë disa investime të nevojshme.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Trazira yjore do jetë sot për juve që jeni në një lidhje. Me partnerin do keni debate të vazhdueshme dhe asnjëri nuk do tolerojë. Beqarët me shumë gjasë do mbyllen në vetvete dhe nuk do pranojnë të dalin me askënd që do i ftojë. Sektori i financave do vazhdojë të mbetet i mbrojtur edhe sot. Do dini si t'i bëni llogaritë dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Në dashuri do jeni shumë më të arsyeshëm ju çiftet. Kjo do shmangë keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qenë edhe më të mira. Beqarët do dini si të veprojnë dhe çfarë të bëjnë që fillojnë një lidhje. Nëse doni të përmirësoni buxhetin mos merrni para hua sepse kjo do jetë gjëja më e gabuar që mund të bëni.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Prezenca e Venusit në qiellin tuaj të dashurisë do e bëjë jetën tuaj në çift edhe më harmonike, më të qetë dhe më të sigurt sot. Edhe për beqarët planetët premtojnë takime shumë të veçanta që mund ta ndryshojnë përgjithmonë rrjedhën e jetës. Për sa iu përket financave do keni gjithë interesin për të frenuar shpenzimet dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Në çift tensioni dhe debatet do qetësohen ndjeshëm. Do jeni shumë më të logjikshëm sot dhe do pranoni edhe vetë se keni gabuar. Beqarët do jenë në gjendja ta joshin atë që duan dhe do fillojnë lidhjen e tyre të ëndrrave. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e mirë për ta. Për financat perspektivat duken të mira megjithatë mirë është të merrni masa për të mos shpenzuar pa mbarim.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Sot do njihni emocionet e vërteta që mund të falë dashuria. Pranë partnerit do ndiheni të përmbushur dhe zemra do ju rrahë fort në çdo moment. Beqarët do jenë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të gjetur dashurinë dhe kanë për ta gjetur atë sot. Financat mund të bëhen delikate sepse disa objekte do ju tundojnë aq shumë saqë nuk do e frenoni dit veten për t'i blerë.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Të dashuruarit nuk do mërziten aspak sot sepse planetët do ua bëjnë çdo moment emocionues. Asnjë debat apo mosmarrëveshje nuk ka për të ndodhur. Për beqarët do jetë një ditë premtuese, megjithatë mirë është që ata të mos nxitohen. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni më asnjë lloj rreziku sepse përndryshe do mbeteni pa para.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Ditë e mërzitshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Shpesh nuk do ndiheni rehat dhe mundet edhe të debatoni me të. Përmbajeni veten sa pa qenë vonë. Beqarët që janë në pritje të dashurisë së madhe do emocionohen sepse do realizojnë disa takime vërtet interesante. Në planin financiar shmangni marrjen e rreziqeve sepse me zor do rimëkëmbeni.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Sot duhet të përgatiteni për momente shumë të lumtura dhe plot pasion ju të dashuruarit. Do ndiheni përherë mirë dhe do e keni shumë më të lehtë t'i shprehni ndjenjat. Beqarët do kenë një jetë mjaft aktive dhe nuk do ndaleni derisa ta gjejnë personin e tyre të ëndrrave. Me financat jo vetëm që nuk do keni probleme, por situata do fillojë të ketë edhe përmirësimet e para.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Ju të dashuruarit, pas problemeve dhe lëndimeve që keni kaluar sot do ndiheni më të qetë dhe nuk do sqaroheni njëherë e mirë. Beqarët do jenë të heshtur dhe do preferojnë të presin ende kohë para se të bëjnë deklarata dashurie. Ende nuk ka ardhur koha më e përshtatshme për ta. Me financat do dini si t'i bëni mirë llogaritë kështu që nuk do ju dalin të papritura.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Sektori i dashurisë së çifteve ka për të qenë shumë i qetë. Do jeni më bashkëpunues me partnerin dhe do e ndihmoni njëri-tjetrin sa herë të keni nevojë. Beqarët do fiksohen keq pas dikujt dhe do bëjnë çdo gjë për ta pasur pranë. Në fakt mirë është t'ua tregojnë edhe disa miqve atë që ndiejnë sepse ata do i ndihmojnë. Në planin financiar do bëni ekonomi dhe nuk do keni probleme.ds

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?