Foto ilustruese

Ju pret një ditë e mrekullueshme në punë dhe dashuri, çfarë thonë yjet për ju sot

20 Nëntor 2023, 07:07
  • Share

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Të hënën dita do të ndahet në dy pjesë do të nisë mbarë, por gjithçka mund të “përkeqësohet” së shpejti. E enjtja dhe e premtja do të jenë të nënshtruara. Prandaj, përpiquni të kurseni pak energji për ditët e këqija që vijnë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Të hënën përpiquni të vlerësoni mirë situatat përpara se të veproni, përpara se të bëni lëvizjen tuaj. Përkushtohuni me më shumë pasion dashurisë dhe partnerit tuaj gjatë orëve në vijim.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Të hënën, do të jetë shumë sfiduese për ju, por jo negative. Ajo që do ju shqetësojë do jetë puna por edhe situata sentimentale e cila duket se ka arritur në një pikë ngërçi. Mos u shqetësoni, gjatë fundjavës së ardhshme situata do të duket më e qartë dhe do të buzëqeshni sërish.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Të hënën në orët e ardhshme përpiquni të planifikoni të ardhmen tuaj. Mos i lini pas dore situatat e rrezikshme. Në fakt mund të keni probleme si në dashuri ashtu edhe në punë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Të hënën do ju pret një ditë e mrekullueshme si në punë ashtu edhe në dashuri. Kushtojini vëmendje vetëm situatave të rrezikshme që mund të lindin pak a shumë në mes të javës.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Të hënën një lajm i shkëlqyer si për punën ashtu edhe për dashurinë. Dita më e mirë sigurisht që do të jetë e mërkura, por në çdo rast çdo ditë e javës së ardhshme do të jetë e shkëlqyer. Për tu shijuar në maksimum.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Të hënën fati do të jetë vërtet në anën tuaj gjatë ditëve të ardhshme të kësaj jave të re. Kushtojini vëmendje vetëm ditës së martë dhe të mërkurës ku mund të keni disa probleme në dashuri. Kafshoni gjuhën nëse është e nevojshme.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Të hënën një javë pozitive po fillon. Gjërat do të shkojnë mirë sidomos gjatë fundjavës së ardhshme dhe veçanërisht të dielën. Më në fund buzëqeshja kthehet.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Të hënën ju pret një ditë e qetë dhe e mirë. Por paqja nuk do të zgjasë shumë. Të martën dhe të mërkurën do të jenë në fakt dy ditë paksa negative si në punë ashtu edhe në dashuri. Një këshillë, shmangni nismat e panevojshme.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Të hënën, po filloni një javë fantastike, ju presin shtatë ditë të jashtëzakonshme që i keni pritur prej kohësh. Për më tepër, Hëna dhe Venusi së shpejti do të hyjnë në shenjën tuaj dhe do t'ju bëjnë të fluturoni në dashuri.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Të hënën dita do të jetë pozitive. Por mos u ndalni shumë në dafinat tuaja, qëndroni vigjilent. Megjithatë së shpejti Hëna do të hyjë në shenjën tuaj e cila do t'ju bëjë të përjetoni edhe një javë të shkëlqyer. Marrëdhëniet në çift janë të mira.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Të hënën në këtë ditë do të përjetoni faza pozitive dhe negative. Ditët në vijim do jenë më të mira nga pikëpamja e fatit ndërsa gjatë fundjavës mund të keni probleme. Nuk ka kuptim të humbisni kokën dhe të shkaktoni probleme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?