Ju ka mbetur gjel deti? Ja 3 receta të thjeshta dhe të shijshme që mund t’i gatuani me të

1 Janar 2022, 11:36| Përditesimi: 1 Janar 2022, 11:38

  • Share

Darka e Vitit të Ri është gjithmonë e bollshme për të ushqyer një familje për të paktën 2-3 ditë. Ushqime si mishi i gjelit të detit, sallata ruse, qoftet, pilafi apo përsheshi mbeten gjithmonë dhe mund të konsumohen pa problem në ditët e para të vitit të ri. Ushqimet që teprojnë nuk kanë pse të hidhen por mund të bëni receta tjera me to shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Ja 3 receta se si mund të përdorni mishin e gjelit të detit të mbetur nga nata e vitit të ri.

Supë me mishin e gjelit të detit dhe patate të ëmbla

Mishi i gjelit të detit kombinohet shumë mirë me patatet e ëmbla, perimet, proshutën dhe kërpudhat. Me të gjithë këto përbërës mund të bëni një supë shumë të shijshme që do të përmirësojë tretjen.

Përgatitja: Hidhini patatet e ëmbla të prera në kubik, pak selino, qepë dhe lëngun e mishit të gjelit në një tenxhere.  Lërini të ziejnë në temperaturë të lartë për 20 minuta. Më pas hidhni bizele dhe karota ngrira dhe lërini të ziejnë për 5-10 minuta të tjera. Në fund shtoni mishin e gjelit dhe lërini të ziejnë për pesë minuta të tjera. Shtoni kripën, piperin dhe kremin pana. Ndërkohë që hidhni kremin pana përziejeni supën me lugë druri për të siguruar një tretje dhe shpërndarje maksimale të saj. Lëreni supën të marrë një valë dhe më pas hiqeni tenxheren nga zjarri.

Sallatë e shëndetshme me gjel deti

Përgatitja: Në një enë përziej 1 filxhan kos me rrushin, shto pak kripë (po të dëshirosh arrëmyshk ¼ filxhan sipas shijes). Në një tas gri sallatë jeshile, mishin e gjelit dhe përziejini me kosin.

Carbonara me gjel deti

Përgatitja: Shkrije gjalpin në një tigan të thellë. Shto proshutën, fare pishe për 1 minutë dhe më pas hudhrën. Më pas shtoni mishin e gjelit dhe në fund makaronat e ziera. Kur t’i servirni në pjatë mund të shtoni djathë parmixhano të grirë dhe pak borzilok.     

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?