Foto ilustruese

Ju janë dëmtuar thonjtë nga tipsat apo xheli? Zbuloni 'formulën magjike' që mund ta bëni në shtëpi për t'i forcuar brenda pak orësh

26 Prill 2022, 17:48| Përditesimi: 26 Prill 2022, 17:51

  • Share

TIRANË- Në ditët e sotme është shumë e vështirë që të gjejmë një vajzë që nuk i ka thonjtë e bëra. Me xhel apo tipsa shumë pak rëndësi ka. Megjithatë, po aq rrallë është që të mos gjejmë një nga këto vajza që nuk ankohet se për shkak se shkon në sallon çdo një muaj, thonjtë i janë dëmtuar.

Për rrjedhojë, zgjedhin që të bëjnë një pushim të shkurtër, e të mos i bëjnë për 1, 2 apo edhe 3 muaj. Megjithatë, ne kemi zgjedhur që t'ju tregojmë një formulë magjike se si të forconi thonjtë brenda një kohe të shkurtër. 

Ju duhet pak vaj kokosi, mjaltë dhe vaj livando. Kaq ju mjafton për të pasur thonj të fortë. Këtë përbërje mund ta hidhi në një shishe manikyri të përdorur për të pasur më tepër lehtësi në aplikimin e saj.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?