Ju është anuluar udhëtimi për jashtë shtetit? Bashkia e Tiranës ju vjen në ndihmë për të gjetur zgjidhje

12 Qershor 2020, 10:35| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 10:37

  • Share

Një lajm i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë anuluar udhëtimet jashtë vendit për shkak të pandemisë.

Bashkia e Tiranës ju vjen në ndihmë përmes Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit për të shërbyer si ndërmjetëse për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

"Agjencia e Mbrotjes së Konsumatorit, është në mbështetje të konsumatorit në zbatim të ligjit 9902 dhe nenit 46 për paketat turistike. Sipas ecurisë së deritanishme, operatorët turistikë janë treguar të gatshëm të bashkëpunojnë me stafin tonë, për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme për ofertat e parapaguara. Nëse dispononi dokumentacionin e nevojshëm, që vërteton abonimin tuaj për paketat turistike, stafi ynë mbështetës do të jetë në dispozicionin tuaj për t’u takuar me përfaqësuesit ligjorë të operatorëve turistikë, në ndihmën tuaj për të gjetur një zgjidhje të mundshme dhe të arsyeshme. Javën e ardhshme do të jemi sërish bashkë për të folur për praktikat e parregullta tregtare", thekson përfaqësuesja e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?