Jozefina Topalli gati për zgjedhjet e 25 Prillit, regjistron partinë e saj në Gjykatë! Zbulohet simboli, i 'vjedh' ngjyrat PD-së

23 Nëntor 2020, 14:06| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 16:29

  • Share

TIRANË- Në fletën e votimit në 25 prillit do të jetë edhe partia " Lëvizja për Ndryshim" e themeluar nga ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli.  Gjykata e Tiranës ka regjistruar këtë forcë të re politike, e dyta pas partisë të Mylsim Murrizit "Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Selia e kësaj partie do të jetë në Tiranë në rrugën 'Lidhja e Prizrenit' me iniciale 'LN'. Topalli duket se nuk është shkëputur totalisht në PD, ky dy ngjyrat bazë të kësaj partie, bardh e blu i ka shkrirë edhe në simbolin e partisë, por në ndryshim ka shtuar edhe ngjyrën portokalli. Vizualisht simboli i kësaj partie nuk është bërë publik ende, por në dokumentin e regjistruar në gjykatë është e përshkruar me detaje. Në total, kësaj partie i janë bashkuar 5199 qytetarë shqiptarë.

"Simboli i partisë përbëhet nga emri 'Lëvizja për ndryshim' me ngjyrë blu/bardhë në sfond dhe gërmat bardhë/blu dhe portokalli. Brenda simbolit është dhe adresa ëeb (ëëë.ndryshimi.im). Numri i anëtarëve të saj është 5199 shtetas shqiptarë", thuhet në dokument.

Partinë 'Lëvizja për Ndryshim', Topalli e ka quajtur si një lëvizje proteste kundër klasës politike aktuale dhe treshes Rama-Basha-Meta. Në intervistën ekskluzive që ka dhënë më herët për Report Tv, Topalli ka zbuluar se do të kandidojë në Tiranë, ndonëse me ligjin e rij, kryetarit të partisë i lejohet të kandidojë në katër qarqe.

Dokumenti i regjistrimit në Gjykatë të partisë së re të Jozefina Topallit

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • PISPIDHOS: 23/11/2020 18:03

    Populli nuk ta harron kurre per 4 vrasjet e 21 janarit(qe do kishe ba ma mire mos me u prononcu as ti as Majlinda Bregu)kur e thate me za e figure qe ata jane vra me njani tjetrin me CADRA PISTOLET dhe gafen tjeter kur the per vrasesit e gardes ATA JANE HERONJ.Eshte periudhe shume shkurter qe njerezit e nershem qe skane lidhje as majtas e as djathtas nuk ta harrojne,keshtu qe hapja e nje partie per ty do jete nje deshtim,zgjedhjet qe vijne do ta kthejne pergjigjen.

    Përgjigju
  • poko: 23/11/2020 17:45

    Te isha une ne vend te Edi Rames kisha me te be Presidente te Republikes.Do te ishe shume here me e mire se Iliri.Ishalla po ja con kush ne vesh kete mendim Edit dhe e merr ne konsiderat.

    Përgjigju
  • Zhalal Mëziu: 23/11/2020 17:34

    U futa tek ëëë.ndryshimi.im per te lundruar por qanka shterruar fare (not exist anymore)

    Përgjigju
  • dritan: 23/11/2020 16:34

    Sinqerisht jo per vetting por per varje keta gjyqtare !! Populli ka me mijera kerkese padi prej shume kohesh te regjistruara e spo marrin pergjigje,ndersa per nje palo parti te re paska kohe te shqytoje kerkesen per regjistrim padie e te jape vendim me date 23 nentor nderkohe qe gjykata e tiranes ka vendosur pezullim veprimtarie nga 13 deri 27 nentor 2020, e verifikueshme lehtesisht ne faqen e internetit te qeverise se gjykatave klgj.al. Po kur do respektohet e ndihnihet ky popull i vuajtur ?!

    Përgjigju
  • Suskse: 23/11/2020 16:13

    Mbare e mire.

    Përgjigju
  • Demokrati: 23/11/2020 14:19

    Znj.Topalli sinqerisht ndjehem i fyer si nje demokrat i thjeshte e i ndershem,te kritikosh Lulzim Bashen jam plotesisht dakord si njeri i paafte,i lig,dhe teper genjeshtar e servil,por te mos thuash nje fjale per Sali Kriminelin qe sa here ka marre pushtetin e ka cuar kete vend buze gremine nga makuteria dhe ligesia e tij eshte e pafalshme.

    Përgjigju
    • Ddd: 23/11/2020 15:16

      Dukesh qe je demokrat i ps

    • Ritvani: 23/11/2020 15:12

      Po se ke kuptuar qe mashe Sales ishte cfare fjale pret prej saj?

    • Hallall: 23/11/2020 15:10

      Hallall o demokrat i ndershem. Mendoj ne keto rrethana te behesh rilindas. Ata jane ajka ndershmerise, patriotizmit e zgjuarsise.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?