Jose Mourinho

‘Jose Mourinho nuk ka qenë kurrë trajner i madh’, ish sulmuesi i Romës për ‘Special One’: Ka pasur fat

5 Shkurt 2023, 14:25| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 14:27

  • Share

‘Jose Mourinho nuk ka qenë kurrë trajner i madh’. Kjo ka qenë deklarata e fortë e ish sulmuesit italian Antonio Cassano, i cili prej kohësh është kthyer në një komentues të ndeshjeve në televizionet italiane dhe ka hapur polemika të mëdha me komentet e tij, shpesh herë drejtuar dhe më të mëdhenjve.

Së fundmi ai ka lëshuar akuza të ashpra ndaj trajnerit të Romës, Jose Mourinho duke thënë se ai nuk është një trajner i madh, por që thjesht ka fat dhe di të sillet me mediat.

 “Mourinho nuk ka qenë kurrë një trajner i madh. Ai thjesht di të luajë me median dhe është një komunikues i shkëlqyer. Ai trajton mirë lojtarët e më të mirë të ekipit fortë, por jo ata që nuk janë shumë të mirë. Është shumë e lehtë të jesh miq me lojtarë të mëdhenj”, tha Casano në një lidhje për BoboTV.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?