Jose Mourinho

Jose Mourinho flet për mundësinë e një rikthimi tek Real Madrid

23 Nëntor 2023, 08:32| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 08:41

  • Share

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur lidhur me mundësinë e një rikthimi te Real Madridi. I pyetur nga gazetarët nëse do ta pranonte një mundësi të tillë, Mourinho u shpreh se Real Madrid ka një super trajner si Carlo Ancelotti prandaj nuk po mendon ta zëvendësojë.

“Florentino Perez është super i mençur. Ai ka një super trajner, pse të mendoj për një tjetër? Unë jamë madrilen dhe shpresoj që Ancelotti të qëndrojë aty. Ai është trajneri perfekt për Real Madridin”, u shpreh Mourinho.

Mourinho drejtoi galaktikët gjatë periudhës 2010-2013 para se të largohej drejt Chelseas. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?