Jorida Tabaku takim me qytetarët në Tiranë

Politikë

Jorida Tabaku takime me qytetarët në njësinë nr 2: PD, në ndihmë të biznesit! Do të eliminojmë fiskalizimin

31 Mars 2021, 16:10| Përditesimi: 31 Mars 2021, 16:13

  • Share

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku u takua me përfaqësues të biznesit të vogël në Njësinë nr.2 në Sauk, për të dëgjuar prej tyre shqetësimet që ata kanë.

Tregtarët thanë se shteti i ka lënë në mëshirë të fatit dhe se kjo u pa gjatë pandemisë. “Mbështetja që morëm ishte e papërfillshme”, u shprehën ata. “Paguam edhe taksat në pandemi edhe pse nuk pati punë.

Tabaku premtoi se kjo situatë do të ndryshojë menjëherë pas 25 prillit. Ajo u tha tregtarëve se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për mbështetjen e biznesit të vogël dhe se ajo do ta heqë fiskalizimin, një barrë që rëndon drejpërdrejt në xhepin e tyre.

Tabaku nënvizoi se nxitja e ekonomisë është prioritet i PD, së bashku më punësimin, kryesisht atë të të rinjve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?