Jorida Tabaku i përgjigjet Edi Ramës: Ke frikë nga e vërteta, qytetarët janë lënë në mëshirën e fatit

24 Prill 2020, 16:48| Përditesimi: 24 Prill 2020, 16:58

  • Share

Ish deputetja e PD Jorida Tabaku vijon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama përsa i përket ndihmës që qytetarët duhet të marrin si shkak i mbylljes së bizneseve ku ata punojnë për shkak të COVID-19. Në denoncimin e saj Tabaku sjell shqetësimin e disa grave në një prej fasonerive në Korçë të cilat nuk janë paguar gjatë kësaj periudhe,

“Një kryeministër që përqesh popullin e tij, nuk e ka për gjë të fyejë me ç’ti vijë për mbarë kundërshtarin. Aq më tepër kur argumenti i mungon dhe kur nga shifrat kompleksohet. Me siguri që Rama ekonominë e di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncesione. Se në fund të muajit këta çojnë aty ku duhet zarfin. Një grusht njerëzish vazhdojnë të pasurohen edhe në kohën e pandemisë së varfërisë ndërsa mijëra shqiptarë vuajnë për bukën e gojës. Nuk mund ta kuptojë Rama një qytetar që ka një familje për të mbajtur dhe këtë gjë e bën me djersën e ballit dhe punë të ndershme.

Edi Rama nuk i kupton vujatjet e shqiptarëve pasi për të vuajtja është kur miqtë e tij oligarkë nuk marrin milionat e PPP-ve apo tenderave sekretë. Rama ka frikë nga e vërteta pasi kjo e zhbën propagandën e tij boshe. Prandaj sa herë përballet me të vërtetën, ai fyen gjithëkënd që e thotë. Pasi mendon që e vërteta do të trembet. Por jo. E vërteta flet siç e tregojnë edhe këto qytetare,” përfundon reagimi i Tabakut.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Azizi: 25/04/2020 11:06

    Moj balone tabake flet sikur je ne maje te rrapit te tabakeve...

    Përgjigju
  • SALIU: 24/04/2020 23:53

    PRAPE PO NA JEP MEN BALONA E TABAKES,,,IK MOJ SHUSHKE ,,IK MOJ PIRDHU PER TRUTE E TUA,,EDI RAMA AS NE HALE NUK SHKON ME BALONAT TABAKE....

    Përgjigju
  • B A B A L E: 24/04/2020 18:06

    Babale Balon Tabaku,

    Përgjigju
  • BALONA TABAKE VAJZA HAJDUTIT: 24/04/2020 17:28

    O balona tabake është normale që gjëndja në SHQIPRI të jet mizerabël. Se babaj jot e griu duke vjedhur. A i ke par sa të jan bër prapanicat ty moj balona tabake. E partia jot kak nuk i la kusur SHQIPRIS e vodhi e vrau e dogji e bëri tok e xanme apo kto nuk quhen o balona tabake pa terezi. Si ske një pik moral vetëm lef nga mëngjesi deri në dark o edepsëze femër. Kto pislliqe të babajt e të partis tënde pler si quan ti moj fundrrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?