Ishte bashke me disa miq, Jorgo Goro u arrestua nga agjentët e SPAK në një kafe në Dhërmi

23 Mars, 18:16| Përditesimi: 23 Mars, 18:22

  • Share

1711213074_jorgogorospak.jpg

Jorgo Goro kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës është arrestuar me urdhër të SPAK.

Burime për gazetarin e Report Tv Armand Xhelili bëjnë me dije se ai është arrestuar në Dhërmi, nga agjentët e SPAK, sapo është ngritur nga kafja në orën 16:45 minuta, ku po qëndronte bashkë me disa miq të tij.

Të njëjtat burime thonë se agjentët po e mbanin në monitorim.


Lajmi kryesor:

SPAK arreston për tjetërsimin e 2 pronave kreun e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro! Arrest shtëpie për 3 zyrtarë! Në kërkim pronari që përfitoi tokën me dokumente false


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?