Jorgo Goro pas zgjedhjeve të 14 majit: Situata në Himarë anormale, vetëm drejtësisë i takon të flasë! Kërcënime? Kanë synime të caktuara

22 Korrik 2023, 21:53| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 21:57

  • Share

Bashkia e Himarës, që pas zgjedhjeve të 14 majit është kthyer në një ‘mollë sherri’ mes mazhorancës, opozitës dhe së fundmi përfshirë edhe ndërkombëtarët.

Jorgo Goro vijon të jetë kryetar në detyrë, ndërsa kundërshtari i tij në garën e fundit zgjedhore gjendet pas hekurave edhe pse fitues i garës. Në një intervistë me gazetarin Ermal Qori në emisionin N’kohë në Report Tv, Jorgo Goro thyen heshtjen, teksa e quan situatën në të cilën është përfshirë anormale.

‘Situata për atë çka ka ndodhur dhe mënyrën si ka ndodhur është anormale. Por kjo nuk do të thotë që unë nuk duhet të vazhdoj detyrën për interes të qytetarëve. Drejtësia ka punën e vetë, qytetarët duan shërbime, mbaroi ai proces’- tha ai.

Por a është kërcënuar ndonjëherë Jorgo Goro, teksa çështja është dërguar nga Greqia edhe në institucionet ndërkombëtare?

“Kur ndërhyn drejtësia ne duhet të heshtim. Sa i përket kërcënimeve, brenda politikës janë të gjitha, unë mendoj që ato janë në kuadrin e asaj që synohet të arrihet në një moment të caktuar.”- përfundoi Goro.

Pyetjes së gazetarit Ermal Qori në raport me kritikat e bëra publikisht nga kryeministri Edi Rama për mirëmbajtjen e territorit kryesisht gjatë sezonit turistik, ai u përgjigj prerë.

“Kritika qëndronte në at periudhë duke patur parasysh shumë komponent që ndikuan për keq. Për momentin nuk ishim në nivelin që kërkohej jo se bashkia ishte keq” përfundoi ai.

Sipas tij, Himara është sot një destinacion që preferohet shumë nga turistët, ndërsa zbuloi se pushimet verore kryeministri  Rama zgjedh t’i kaloi çdo vit në Himarë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Even: 23/07/2023 15:30

    Jorgo Gorro politikani me i zoti dhe karismatik ne Shqiperi. Do ta votoja me kenaqesi per kryeministert apo president.

    Përgjigju
    • Xxxxxx: 23/07/2023 15:36

      Jorgo Goro te pakten 20 vjet burg..

  • Ta rras lala: 23/07/2023 08:26

    Duhet te vije Erdogani qe ti qetesoje gjakrat sepse vetem ai jua mbledh grekeve.

    Përgjigju
  • Turi: 23/07/2023 01:36

    Ik o palo burr se le nam. Dhe turpi ka kufi

    Përgjigju
    • Tur Tur: 23/07/2023 17:14

      O Turi, sa te ka paguar anti-Shqiptari Beleri? Mo u merzit shume se Gorua ka dhe 4 vjet akoma ne Bashki, sepse Beleri teroristi do te mbetet per shume vjet ne burg. Belerin nuk e do asnje shqiptar ne Shqiperi, me kete terorist doni te drejtoni bashkine ju?

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?