Jorgo Goro

Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon lirimin

30 Prill, 14:51| Përditesimi: 30 Prill, 21:14

  • Share

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masën e arrestit burg për Jorgo Goron, ish kryetarin e bashkisë së Himarës, i arrestuar më 23 mars me urdhër të SPAK, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për dy episode. Edhe për ish kreun e kadastrës së Vlorës Bilbil Aliaj, Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin arrest shtëpie.

'Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 30.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 17 akti, datë 25.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim J.G. dhe B.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 31, datë 23.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 34, datë 26.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 31, datë 23.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 34, datë 26.03.2024 të së njëjtës gjykatë, për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim J.G. dhe B.A.'- njofton gjykata.

Goro u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe tokë në fshatin Gjileke në Dhërmi. Sipas SPAK, Goro në cilësinë e kryetarit të bashkisë Himarë pa bërë asnjë verifikim sipas ligjit e ligjore, kanë përcjellë pranë Kadastrës dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. 

Episodi i dytë që SPAK heton Goron lidhet me zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke e mbivendosur me një pasurie në pronësi të shtetit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?