Jonida Maliqi

Jonida Maliqi jep mendimin për finalistët e 'Big Brother Vip', ja ç’ka për të thënë për ish-kunatin

16 Shkurt 2022, 22:20| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 22:24

  • Share

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ishte e ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5”, ku foli edhe për “Big Brother VIP Albania”. Artistja u shpreh se të gjithë finalistët i ka shok, përveç modeles Beniada Nishanit që nuk e njeh personalisht.

E pyetur se kush nga finalistët do të fitojë çmimin e madh, Jonida dha një përgjigje diplomatike dhe ka thënë një fjalë të mirë për gjithsecilin.

“Einxheli është vajza e fortë që ia del gjithmonë. Donaldi është ai djali që është dhe jashtë Iliri me pjekurinë e tij është shumë strateg. Beniada është vajza që do të donim të gjitha ta kishim shoqe. Nuk dua të jap një emër sepse nuk dua të ndikoj te publiku”, u shpreh Jonida Maliqi.

Për ish-kunatin e saj, Donald Veshajn, Jonida theksoi se ruan ende marrëdhënie të mira dhe e ka shok. Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt. Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?