Johnson plas ‘bombën’ për Gjermaninë dhe Francën: Dëshironin të mbaronte lufta me humbjen e Ukrainës

23 Nëntor 2022, 10:55| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 10:54

  • Share

1668763587_Boris.PNG

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka folur rreth luftës në Ukrainë i cili tha se vendet e tjera europiane kishin pikëpamje të ndryshme, me Gjermaninë që dyshohet se preferonte humbjen e Ukrainës kundrejt një konflikti të gjatë, raportojnë mediat e huaja.

Në komentet që ka të ngjarë të shkaktojnë trazira mes liderëve evropianë, Boris Johnson tha për CNN Portugal: "Kjo gjë ishte një tronditje e madhe, ne mund të shihnim grupet taktike të batalionit rus të grumbulloheshin, por vende të ndryshme kishin perspektiva shumë të ndryshme. Pikëpamja gjermane ishte në një fazë se nëse do të ndodhte, gjë që do të ishte një katastrofë, atëherë do të ishte më mirë që e gjithë puna të përfundonte shpejt dhe që Ukraina të përmbytej”.

Johnson tha se kishte "të gjitha llojet e arsyeve të shëndosha ekonomike" për këtë qasje, por se ai "nuk mund ta mbështeste" atë.

Ai gjithashtu komentoi edhe presidentin francez Emmanuel Macron, i cili kishte udhëhequr përpjekjen e Evropës për të frenuar Vladimir Putinin përmes bisedimeve diplomatike. 

"Nuk duhet të keni dyshim se francezët ishin në mohim deri në momentin e fundit", tha Johnson.

Ish-kryeministri, i cili shihej si një aleat i ngushtë i Volodymyr Zelensky, theksoi se kombet e BE-së më vonë u mblodhën pas Kievit. 


Lajmi kryesor:

Sulmet ruse lënë Kievin në errësirë! Ikin dritat dhe në Moldavi! E shpalli Rusinë ‘shtet terrorist’, Parlamenti i BE-së, 'pre' e sulmeve kibernetike nga Moska


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?