Johnny Deep

Johnny Depp refuzon kthimin te ‘Piratët e Karaibeve’! Producenti: Më vjen keq që ngatërrohet jeta personale me gjërat që ne bëjmë

9 Qershor 2023, 14:39| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 14:42

  • Share

Koha e Johnny Depp-it në rolin e personazhit të njohur të botës së kinematografisë, kapitenit Jack Sparrow, duket se ka marrë fund, kjo pasi aktori i njohur i Hollivudit ka refuzuar rikthimin në “Piratët e Karaibeve”.

Pavarësisht spekulimeve të shumta rreth rikthimit të mundshëm të aktorit në ekskluzivitetin e “Piratwt e Karaibeve”, një lajm i papritur për fansat e Johnny Depp , të cilët kërkojnë që ai të futet edhe njëherë në çizmet e copëtuara të kapitenit Jack Sparrow, do të përballen me zhgënjim e hidhur sepse aktori nuk do të interpretojë në asnjë mënyrë në atë rol, për të cilin është i njohur në mbarë botën.

Këtë e ka konfirmuar vetë ylli hollivudian, duke treguar se ka refuzuar bashkëpunimin me producentët e filmit të famshëm, pasi këta të fundit 'e hoqën' me dëshirën e tyre nga pjesëmarrja e ekluzivitetit të radhës kur ish-gruaja e tij Amber Heard e akuzoi për abuzim seksual dhe në mes tyre u zhvillua një gjyq që u fitua nga Deep.

Megjithatë producenti i njohur i filmit ikonë të kinematografisë tha se do të donte të shikonte Deep duke luajtur në rolin, për të cilin e njeh gjithë bota.

“Do të doja ta kisha Johnin në këtë film, ai është një mik dhe një aktor i mrekullueshëm dhe është për të ardhur keq që jeta personale ngatërrohet me gjërat që ne bëjmë”, tha producenti i njohur Jerry Bruckheimer.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?