John Kirby: SHBA e hapur për trajnimin e pilotëve ukrainas

12 Gusht 2023, 11:32
  • Share

1691832731_john.jpg

Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për Komunikimet Strategjike, John Kirby, tha se SHBA është e hapur për të ofruar trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16.

Lidhur me trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16, Kirby vuri në dukje se proçesi do të marrë kohë dhe se për këtë çështje po vazhdojnë të punojnë me partnerët evropianë.

Ai dha mesazhin se kur vendet evropiane të mos kenë më vend për të trajnuar pilotët ukrainas, ata janë kategorikisht të hapur për trajnimin e tyre në SHBA.

Lidhur me kërkesën e administratës së presidentit, Joe Biden, ndaj Kongresit për miratimin e fondit të emergjencës prej 40 miliardë dollarësh prej të cilëve mbi 24 miliardë dollarë do të përdoren për të ndihmuar Ukrainën, Kirby tha se ata ende nuk e dinë se sa do të zgjasë lufta.

Ai mbrojti idenë se është e drejtë që të bëhet një parashikim i nevojave në kuadër të kësaj.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina godet me tre raketa urën e Krimesë! Moska: Ne do të përgjigjemi


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?