Joe Biden zgjedh Kamala Harris si kandidate për zv. presidente të SHBA-së

12 Gusht 2020, 10:41| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 15:03

  • Share

Kandidati demokrat për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi mbrëmjen e së martës se senatorja me ngjyrë, Kamala Harris do të jetë zëvendësja e tij nëse ai zgjidhet president. Në fjalën e tij Biden e cilësoi si një nder të madh nominimin si kandidate për zëvendëspresidente të Harrisit, e cila prej kohësh është konsideruar si konsideruar si partnerja ideale për Biden.

Biden theksoi se ajo ka punuar ngushtë me të birin, Beau, kur ajo ishte kryeprokurore në Kaliforni, ndërsa theksoi se Harris është mbrojtëse  e madhe e të drejtave të grave dhe fëmijëve.

Biden në 3 nëntor do të përballet me presidentin aktual Donald Trump, i cili kërkon mandatin e dytë,  së bashku me zëvendëspresidentin Mike Pence.

Ish-kryeprokurorja e Kalifornisë, Kamala Harris ka qenë kritike e fortë e situatës në polici dhe me  ka kërkuar reformin të thellë, sidomos pas protestave që u nxitën nga vrasja e George Floyda.

Në një postim në Facebook ajo u shpreh e ngazëllyer nga nominimi dhe kujtoi faktin se frymëzimi kryesor i saj ka qenë aktivizmi për të drejtat e njerëzve me ngjyrë të viteve 60-të. Një grua me ngjyrë nuk ka qenë propozuar asnjëherë për një detyrë të tillë, ndërsa asnjëherë SHBA-të nuk janë drejtuar nga një grua.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?