Joe Biden zgjedh diplomacinë /I jep fund mbështetjes për ofensivën e Jemenit

4 Shkurt 2021, 22:54| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 22:58

  • Share

 

Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi se do të tërhiqte mbështetjen e SHBA për ofensivën e udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, si pjesë e një rivendosje të diplomacisë amerikane gjatë administratës së tij.

"Amerika është kthyer. Diplomacia është përsëri në qendër të politikës sonë të jashtme. Ne do të riparojmë aleancat tona, do të angazhohemi edhe njëherë me botën, jo për të përmbushur sfidat e djeshme, por ato të së sotmes dhe të nesërmes."- tha Biden ndërsa foli për një varg çështjesh të politikës së jashtme dhe njoftoi ndryshime në politikën aktuale të SHBA.

Duke përmendur pandeminë, krizën e klimës dhe përhapjen bërthamore, Biden tha se kombet duhej të punonin së bashku dhe se ai planifikoi të përqendrohej në mbrojtjen e lirisë përmes diplomacisë.

Biden theksoi faktin se donte të rindërtonte aleancat demokratike që ishin atrofizuar gjatë disa viteve të fundit nga neglizhenca dhe sipas tij edhe nga abuzimi.

Presidenti amerikan u ankua s’kishte humbur shpirti i lidershipit amerikan dhe autoritetit moral dhe duhej të rimerreshin sërish.

 Ai tashmë ka përmbysur një numër të politikave të paraardhësit të tij duke përfshirë ribashkimin e marrëveshjes së klimës së Parisit dhe mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?