Joe Biden dhe Mike Pence

Joe Biden dhe Mike Pence do vaksinohen për COVID-19 brenda ditëve të ardhshme

17 Dhjetor 2020, 08:43| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 08:48

  • Share

SHBA- Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden do të bëjë vaksinën anti-COVID javën e ardhshme, sipas të thënave nga zyrtarët e ekipit të tranzicionit të mërkurën, ndërsa autoritetet amerikane po mundohen të ndërtojnë dhe të përcjellin te publiku besueshmërinë dhe efektshmërinë e vaksinës, si edhe qëllimin e saj. 

Nënpresidenti Mike Pence, do të vaksinohet të premten sic tha edhe Shtëpia e Bardhë.

Si presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ashtu edhe nënpresidenti Mike Pence do të vaksinohen publikisht me qëllim rritjen e besimit te “mjeti” i vetëm që mund të përmirësoj gjendjen epidemiologjike.

Ndërkohë që presidenti Donald Trump do ta bëjë vetë vaksinën sapo ekipi i tij mjekësor të përcaktojë se është më e mira, tha të martën sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.
Dozat fillestare të vaksinës, të cilat u bënë të disponueshme këtë javë, janë caktuar për mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të linjës së frontit, së bashku me banorët dhe stafin e shtëpive të pleqve dhe disa zyrtarë të qeverisë amerikane.

Zyrtarët amerikanë synojnë të marrin 2.9 milion doza të vaksinës, të zhvilluar nga Pfizer Inc dhe partneri gjerman BioNTech SE, deri në fund të javës.
Amerika është “kampione” për sa i përket rasteve dhe viktimave nga COVID-19 në botë dhe është bërë një nder 3 vendet të cilat kanë nisur injektimin e qytetarëve me vaksinën Pfizer.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?