Joao Cancelo

Joao Cancelo-s i tregojnë 'live' për shkarkimin e Nagelsmann, reagimi i çuditshëm i mbrojtësit (VIDEO)

24 Mars 2023, 16:30| Përditesimi: 24 Mars 2023, 16:29

  • Share

Joao Cancelo foli në zonën mikse pas ndeshjes së Euro 2024 Portugali 4-0 Lihtenshtejn dhe u informua nga gazetari për shkarkimin e trajnerit të tij të Bayern Munich, Julian Nagelsmann.

Trajneri u shkarkua nga Bayern Munich dhe mbrojtësi portugez i Bayern Munich, Joao Cancelo duke folur në zonën mikse pas ndeshjes së Portugalisë me Lihtenshtejnin, tregoi habinë e tij në kamera kur iu tha lajmi.

“Nuk di çfarë të them. Nuk e dija që Tuchel është trajneri i ri, jam i habitur. Falenderoj Julian Nagelsmann për gjithçka bëri për mua. Ishte ai që më donte te Bayern. Jam i mahnitur, i uroj gjithë të mirat për të ardhmen”, tha me habi Cancelo që është i huazuar nga Manchester City.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?