Foto ilustruese

Jo vetëm 'shtëpi bari', por tani dhe lokale! U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 118 mijë paund, 3 shqiptarë të arrestuar

11 Tetor 2022, 20:31| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 21:32

  • Share

Tre shqiptarë në Angli  kanë dalë para gjykatës pasi u kapën me pothuajse 300 bimë kanabisi të cilat nëse do të hidheshin në treg për shitje do të arrinin vlerën e 118,000 paundëve. Droga u gjet brenda një lokali  nate të braktisur në jug të Cumbrian.

Emiljano Marku dhe Geg Gjegjaj, të dy 21-vjeç dhe Trandafilos Mhilli, 23-vjeç janë 3 personat e arrestuar dhe akuzohen për prodhimin e lëndëve narkotike. Policia konfirmoi të dielën se tre burra ishin arrestuar pas ekzekutimit të një urdhër-arresti në një pronë në Crown Street në Millom. 

“Aktiviteti hetimor mbetet në vazhdim ndërsa policia po kryen hetimet në vendngjarje”, thanë autoritetet.

Tre të pandehurit u ndihmuan nga një përkthyes, i cili ndoqi gjykatën nga distanca përmes një lidhjeje video gjatë një seance që zgjati 15 minuta. Prokurorja Pam Ward dha një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që u shpalosën të dielën.

 “Akuzat (të supozuara) dolën në dritë, ndërsa policia kontrolloi një klub nate të braktisur në Millom. Policia gjeti gjithsej 297 bimë kanabis që kultivoheshin në lokalin e natës. Tre të pandehurit u gjetën të pranishëm”, tha ajo.

Një detektiv kishte vlerësuar se vlera e përafërt e bimëve të kanabisit të gjetura ishte rreth 118,000 paund. Pasi dëgjuan më shumë detaje, gjyqtarët refuzuan juridiksionin e çështjes dhe e dërguan atë në Gjykatën e Kurorës Carlisle. Të tre të pandehurit do të dalin përpara gjykatës më 11 nëntor. Ndërkohë, ata u vendosën në masën e paraburgimit nga ana e gjyqtarëve.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?