Jo vetëm shqiptarët u habitën edhe
Chris Brown u nervozua në Durrës

12 Korrik 2016, 14:54| Përditesimi:

  • Share
Ardhja e Chris Brown në Shqipëri ishte e bujshme jo vetëm për shkak të famës që ai artist gëzon kudo nëpër botë por edhe se çmimet e asaj nate ishin tejet të larta. Nëse shqiptarët janë befasuar me çmimin dhe për pasojë kanë vendosur të mos jenë pjesë e mbrëmjes, për Chris Brown pjesëmarrja jo maksimale ishte një zhgënjim jo i vogël.
 
Në tavolinat vip çmimi arrinte deri në 3 mijë euro dhe kjo besohet të jetë një nga arsyet se përse lokali nuk ishte i tejmbushur ashtu siç këngëtari mund të jetë mësuar të këndojë. Në këto kushte reperi ka performuar vetëm 25 minuta në skenën e ngritur te lokali në breg të detit.

Redaksia  Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?